I tha ‘mos u merr me sport e politikë’, Genc Prelvukaj i kthehet ndjekësit

Këngëtari Genc Prelvukaj është shumë aktiv në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit më shumë rreth përditshmërisë së tij.

Së fundmi, përmes një statusi në “Facebook”, ai ka komentuar ndeshjen e zhvilluar mbrëmë mes Zvicrës dhe Italisë në kuadër të “Euro 2020”, e cila përfundoi me rezultat 3-0 për italianët.

Ndër të tjera, këngëtari ka shkruar: Shaqiri shfrytëzon një gabim të mbrojtjes dhe kalon në avantazh Zvicrën ndaj Shqipërisë. Ndalet dhe në shenjë respekti ndaj origjinës nuk feston.

Ai mori komente të shumta teksa një komentues i ka shkruar se të mos merret me sport dhe politikë i cili në komentin e tij kishte një numër gabimesh drejtshkrimore. ndërsa Genci në replikën e tij i ka ofruar Abetaren.

“Çka mund t’i thuhet më shumë këtij ‘kshiri’”, ka shkruar këngëtari.

foto galeri
Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.