I dhuroi veshkën vjehrrës, gruaja e braktis brenda muajit

Ndonjëherë pavarësisht dashurisë dhe gjesteve të bukura mes një çifti, ndodh diçka që prish ‘lezetin’ e gjithçkaje.

Një i ri meksikan që quhet Uziel Martínez ka treguar për ndjekësit e tij në TikTok se i dhuroi një veshkë nënës së të dashurës së tij por brenda një muaji gruaja e la dhe u martua me një tjetër.

Në videon e ndarë me ndjekësit e tij ai ka treguar se pavarësisht se është ndarë nga e dashura e tij, ai nuk i mban inat dhe nuk është penduar për atë çfarë ka bërë duke dhuruar veshkën e tij. Më tej ai tregoi se është i shëndetshëm pavarësisht se kishte vetëm një veshkë dhe nuk kishte mëri ndaj mamasë së ish-të dashurës.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.