Humbi 10 kg, Albana Osmani tregon sekretin

Moderatorja e njohur, Albana Osmani është dalluar gjithmonë për linjat e saj perfekte.

Së fundmi, përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka treguar se ka humbur 10 kg.

Albana ka zbuluar se sekreti i saj është padyshim palestra dhe mënyra e të ushqyerit, jo ‘photoshop’.

“Nga 55 kg në 65 një ndjenje e mrekullueshme , kur fryn erë e vetmja gjë që mund të tundet është ndonjë rreth tuli i sapo filluar rreth e përqark. Them që këto kg t’i mbaj, se fundja suksesi është tek të qenurit njeri i shëndetshëm dhe pa photoshop në jetë. Vetëm po fillova të ha më me kujdes, jo 3 pica e gjys në ditë dhe u riktheva në palester që per hir të së vërtetës kam ushtruar vetëm një vit rregullisht, pjesën tjetër kam kaluar kohën duke berë qofte dhe ndonjë foto për qejf. Se fundja mirë ndjehesha, për të mos ta tepruar per të thënë perfekt se nuk ka njeri perfekt.
Përkundrazi si çdo femër në këtë botë kemi plot detaje që mbetemi të pakënaqura. Ja kështu nis sot mirë e mbarë dhe me shumë kënaqësi do shoh mos realizojë ndonjë video, ta pasqyroj në kanalin tim në YouTube si pjesë e ‘life style of mine’.
Të shikoni qartë që të bësh vërtetë palester nganjëherë nuk është dhe aq veshtirë sa ç’na duket. Në jetë janë një sërë gjërash që të bëjnë njeri përveç pamjes, kjo dihet. Por kujdesi për të tjerët në fakt nis nga kujdesi për veten. Kush thotë të kundërtën apo vepron ndryshe, nuk arrin të bëjë në fakt hiç gjë. Kështu hajde forca me vitamina C dhe D dhe pak aktivitet fizik t’ia dalim deri në fund me mendjen dhe trupin e shëndoshë,” ka shkruar moderatorja.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.