Gruaja e Kobe Bryant akuzon të ëmën: Po përpiqet të zhvasë paratë e burrit tim të ndjerë

Vanessa Bryant thotë se nëna e saj, Sofia Laine, po përpiqet të zhvatë një pasuri financiare nga familja e saj pas vdekjes tragjike të burrit, Kobe Bryant dhe vajzës së tyre, Gianna. Kjo deklaratë erdhi si përgjigje e Vanessa-s ndaj Sofisë, e cila paditi të bijën, duke pretenduar se ylli legjendar i NBA-së, premtoi të kujdesej për të për pjesën tjetër të jetës së saj, para se të vdiste.

“Fatkeqësisht, premtimet e Kobe Bryant nuk e panë dritën e diellit pasi ai tani ka vdekur dhe Vanessa Bryant bëri çdo gjë që mundi për të shfuqizuar dhe anuluar të gjitha premtimet e Kobe Bryant.”,-pretendon Sofia në dokumente.

Ndërsa Vanessa i përgjigjet të ëmës duke i thënë se, ajo po përpiqet të zhvatë paratë e bashkëshortit të saj të ndjerë.

“Nëna ime po përpiqet të gjejë mënyra për të zhvatur një pjesë të pasurisë nga familja jonë. Unë e kam mbështetur atë për gati njëzet vjet dhe ajo kurrë nuk ishte asistentja ime personale apo e Kobe-s, nuk ishte as dadoja e fëmijëve. Unë kam qenë gjithmonë një nënë shtëpiake dhe burri im e unë ishim kujdestarë me kohë të plotë të vajzës sonë. Për gati dy dekada, ne bëmë që nëna ime të jetonte në pronat tona afër nesh, pa asnjë kosto sepse ajo pretendoi se nuk kishte para për të blerë shtëpinë e saj pas divorcit. Burri im dhe unë menduam se ishte më mirë për të që të mos jetonte në shtëpinë tonë. Ajo i shikonte vajzat tona herë pas here, ashtu si shumica e gjyshërve. Ajo ishte një gjyshe, e cila u mbështet nga unë dhe dhëndri i saj me kërkesën time.”- thotë Vanessa ndër të tjera.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.