Getinjo publikon këngën e tij të re dhe ka një mesazh për të gjithë dëgjuesit

Getinjo, një ndër reperët më të suksesshëm të estradës shqiptare ka publikuar pak minuta më parë këngën e tij më të re, që mban titullin “Pare”.

Ashtu sikurse reperi bëri me dije ditën e djeshme, kënga nuk është aspak ritmike apo me ndonjë klip veror, por përcjell një mesazh shumë të fortë.

“Mesazh për ty që po e dëgjon: Me pare ndryshoje jetën por asnjëherë veten.”, kështu e nis këngën Getinjo.

Reperi flet për realitetin e ditëve të sotme, për mënyrën se si paraja ka ndikuar tek njerëzit. “Parja t’shtini me bo luftë, me harru fjalën paqe. Paraj t’shtini me mendu që je tu u knaq por kurrë s’u knaqe.“, thotë ndër të tjera.

Më pare ndryshoje jetën, por asnjëherë veten”. Nuk është hit veror as nuk është klip me investim të madh! Është veç një mesazh se çka parja po na shtin me bo mu, ty dhe të tjerët.“, deklaroi Getinjo një ditë më parë. Deri më tani kënga është pritur shumë mirë nga publiku dhe fansat e tij shprehen se duhet të jetë një hit veror për mesazhin e rëndësishëm që përcjell.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.