Genc Prevlukaj infektohet me COVID-19, ja çfarë thotë ai
Nëpërmjet një postimi në instagram këngëtari i njohur, Genc Prevlukaj ka njoftuar ndjekësit e tij se tashmë edhe ai është infektuar me COVID-19.
“Pas gati një vit kujdes, masa mbrojtëse dhe shmangie sa më shumë nga kontaktet me njerëz, për fat te keq, pas disa shqetësimeve shëndetësore i jam nënshtruar testimit të Covid 19, me çrast kam rezultuar pozitiv.
Përkundër shqetësimeve jo të vogla shëndetësore, këtë betejë kam vendosur ta fitoj sa më parë” shprehet këngëtari për ndjekësit e tij.
Ndjekësit, miqtë apo të njohurit e këngëtarit nuk i kanë kursyer komentet duke i uruar shërim sa më të shpejtë.
Sorry, the comment form is closed at this time.