Gabimi i madh që bëni kur pini kafe në mëngjes

Për shumicën prej nesh, gjëja e parë që bëjmë në mëngjes është pirja e kafesë me stomakun bosh. Ky zakon nuk është aspak i shëndetshëm pasi përpiqeni ta “mashtroni” urinë me një filxhan kafe për të fituar energji. Ja çfarë ndodh me trupin kur pimë kafe me stomakun bosh:

Rrit sasinë e acidit në stomak

Rritja e acidit në stomak shkakton urth dhe dispepsi, të cilat mund t’i ndjeni gjatë gjithë ditës. Me kalimin e kohës, nivelet e larta të aciditetit mund të shkaktojnë probleme më serioze në stomak, të tilla si ulçera ose sindroma e zorrës së irrituar.

Rrit ndjenjën e stresit

Një sasi e madhe kafeje mund të shkaktojë një ndjenjë stresi dhe kur e pini me stomakun bosh, ky problem vihet re edhe më shumë. Nga ana tjetër, ushqimi redukton stresin, ndaj sigurohuni që të hani diçka me filxhanin tuaj të kafesë.

Ndikon në hormone

Arsyeja kryesore pse kafeja rrit ndjenjën e stresit është çekuilibri që kafeina krijon mes hormoneve. Kafeja me stomakun bosh mund të zvogëlojë sekretimin e serotoninës, hormonit të lumturisë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.