FOTO/ Ylli i “La Casa de Papel” bëhet baba për herë të parë

Ylli i La Casa de Papel, Jaime Lorente është bërë baba për herë të parë. Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë ai, pak ditë para premierës zyrtare të pjesës së dytë të sezonit të 5-të të serialit, duke publikuar një foto me vajzën e tij të porsalindur.

“Do të jesh një grua e lirë”, ka shkruar Jaime Lorente nën foton që ka ndarë me fansat duke i uruar më të mirat për vogëlushen që ka lindur. Identiteti i partneres të aktorit dhe nënës së fëmijës së tij mbetet sekret, pasi ai ka zgjedhur të mbajë larg vëmendjes jetën personale.

Partnerja e tij quhet Marta, me të cilën është njohur gjatë xhirimeve të serialit. 

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.