FOTO/ Tayna feston 25-vjetorin e lindjes, befasohet me tortë e fishekzjarre

Reperja e njohur, Tayna, feston këtë të martë 25-vjetorin e lindjes. Këngëtarja e ka festuar këtë ditë të veçantë për të në shoqërinë e miqve e njerëzve të dashur.

“E kam vetveten, çfarë tjetër mund të kërkoi. Vajza e ditëlindjes”, ka shkruar Tayna në mbishkrimin e një foto të saj të realizuar kohë më parë.

Reperja nga Prizreni ka shpërndarë edhe disa urime që miqtë e saj i kanë bërë për ditëlindje, në mes tyre edhe të menaxherit të saj, Rinor Hykolli.

“Urime ditëlindja edhe 100 vite yll, krenohemi me ty”, ka shkruar Hykolli në urimin e tij për reperen.

Ndërkohë, krijuesja e këngës “Taka” për natën e saj speciale është befasuar edhe me fishekzjarrë dhe një tortë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.