Supermodelja infektohet me COVID-19

Supermodelja dhe aktorja Eva Herzigova është infektuar me koronavirus.

Herzigova e bëri lajmin publik në rrjete sociale ku tregoi se ka rezultuar pozitive me Covid-19 dhe se kishte “dridhje të çmendura dhe lodhje fizike”.

47-vjeçarja postoi një fotografi e shtrirë nga shtrati duke thënë se ditë pas ditë i shfaqeshin simptoma të reja.

“Mirënjohëse për trupin tim që lufton fort”, shtoi ajo.

Modelja Çeke dhe partneri i saj, biznesmeni italian Gregorio Marsiaj, po e kalojnë këtë periudhë në shtëpinë e tyre pranë Torinos, raporton gazeta italiane Corriere.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.