FOTO/ Rita Ora dhe i dashuri në marrëdhënie të hapur, kapen mat me aktoren e njohur

Rita Ora dhe Taika Waititi po përjetojnë prej disa muajsh një romancë dashurie.

Megjithëse, këngëtarja shqiptare dhe regjisori nga Zelanda e Re nuk kanë konfirmuar ende asgjë, ata janë parë shpesh nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe për më tepër, është spekuluar se kanë nisur bashkëjetesën.

Së fundmi, mediat e huaja kanë publikuar disa fotografi të këngëtares me të dashurin dhe aktores Tessa Thompson, të cilët shihen në momente intime. Përsa i përket aktores, pak vite më parë ajo është shprehur se tërhiqet dhe nga meshkujt dhe nga femrat.

Thompson dhe Waititi janë aktualisht në Australi për të xhiruar “Thor: Love and Thunder”, pjesë e të cilit do të jenë dhe yje të tjerë si Chris Hemsworth, Christian Bale, Natalie Portman. Ndërkohë, Rita është e angazhuar me “The Voice”.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.