FOTO/ Prestigjiozja “Time” falenderon stafin mjekësor me pikturën e shqiptares. Zbuloni veprën e saj
Prestigjiozja “Time”, ka realizuar një video për të falënderuar të gjithë stafin mjekësor, për punën e bërë në këtë vit të vështire.
Në artikullin ‘Kujdestarët e Vitit’, shfaqen pamje nga e gjithë bota, të mjekëve, infermierëve, që përgjatë 2020, kanë qenë çdo ditë në luftë.
Mes tyre, shfaqet edhe një pikturë e realizuar nga artistja shqiptare nga Kosova, Mimoza Rraci.
Një pikturë e realizuar mbi qepenin e një biznesi, që ka bërë xhiron e mediave online. E suprizuar që është bërë pjesë e “Time”, përmes veprës së saj, Rraci shkruan në instagram: “Këtë nuk e prisja. ‘Time’, një prej gazetave më të famshme në botë, ka postuar punën time për t’i falënderuar kujdestarët e vitit” shkruan ajo.
Në artikullin e “Time”, për bluzat e bardha, shkruhet se në 2020 ata luftuan në shumë fronte. Në vijën e frontit kundër COVID-19, punonjësit e kujdesit shëndetësor në botë shfaqën më të mirën e njerëzimit, vetëmohimin, dhembshurinë, qëndrueshmërinë, guximin ndërsa mbronin sa më shumë që të mundnin.

Sorry, the comment form is closed at this time.