FOTO/ Paparazët kapin “mat” Rita Orën, konfirmohet lidhja me regjisorin 45-vjeçar

Prej javësh spekulimesh, tashmë duket se është e gjitha e vërtetë!

Rita Ora dhe regjisori 45-vjeçar Taika Waititi, janë duke shijuar një romancë të re mes tyre. Asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar lidhjen, por në pamjet e publikuara në rrjete sociale, konfirmojnë lidhjen e dyshes.

“Daily Mail” shkruan se regjisori i “Jojo Rabbit” dhe këngëtarja shqiptare janë parë duke dalë nga shtëpia e Waititi në Bondi Beach të Sidneit, për të ngrënë mëngjes.

Fillimisht thashethemet filluan të qarkullojnë kur dyshja u pa duke marrë pjesë në premierën e “RuPaul’s Drag Race Down Under” në Sidnei, por iu shmangën fotografive në tapetin e kuq, duke hyrë në mënyrë diskrete.

Më pas, muajin e kaluar, Rita Ora “i hodhi benzinë zjarrit” kur postoi disa fotografi në Instagram, në njërën prej të cilave ishte Waititi, fytyra e të cilit nuk dukej qartë nga kapelja.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.