Foto/ Nisi në garazhin e shtëpisë, tani 28-vjeçari ka kompani me vlerë 700 mln paund

Ben Francin ishte vetëm 19 vjeç kur i pyeti prindërit e tij nëse mund të hapte një dyqan në garazhin e shtëpisë. Ai do të dizajnonte rrobat që kishte skicuar në dhomën e tij të gjumit. Sipërmarrësi i ri i kërkoi gjyshes së tij, një prodhuese e perdeve, ta mësonte se si të qepte. Më pas Ben investoi në makineritë që i duheshin për të krijuar rrobat e tij. Njëkohësisht ai edhe studionte me kohë të plotë.

Tani 28-vjeçari është bashkëpronar i markës së veshjeve “Gymnashark” me vlerë 700 milionë paund. Pasuria e tij, e cila është rritur gjatë vitit të kaluar, e ka bërë atë një nga të rinjtë më të pasur në Britani. Francis është përfshirë tashmë në listën e pasanikëve të këtij viti në “Sunday Times Young”. Ben i cili vjen nga një qytet i qetë i Bromsgrove në pjesën e jashtme të Birmingham, kurrë nuk e imagjinonte se jeta e tij do të ndryshonte kaq shumë.

Marka e tij e veshjeve u themelua nga zhgënjimet që kishte nga veshjet sportive që krijoheshin në Pizza Hut dhe punëtorët paguheshin 5 paund në orë.

“Gymnashark”, i cili tani është i vendosur në Solihull dhe punëson 550 persona, shet rroba palestre “të rehatshme”, të cilat janë më të gjata dhe nuk kanë qepje.

“The Sun” shkruan se artikujt shiten ekskluzivisht online, që do të thotë se nuk ka shpenzime të përgjithshme ose kosto qiraje për të mbuluar. Gjatë vitit të kaluar, duke qenë se vendi ishte i mbyllur për shkak të masave të marra për të parandaluar Covid-19, porositë u rritën ndjeshëm. Gjatë kësaj periudhe njerëzit kërkonin veshje të rehatshme, e si pasojë zgjodhën markën e tij.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.