Foto me ish-burrin, Rudina Dembacaj: Mami dhe babi gjejnë gjithmonë kohën të gëzojnë Vikin
Në fakt, prej kohësh tashmë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku janë në qendër të medias rozë për lidhjen e tyre dhe moderatorja është mjaft aktive në rrjetet sociale, duke folur hapur dhe për jetën private.
Së fundmi, ajo na tregon se ruan një marrëdhënie shumë të mirë me ish bashkëshortin e saj Aleksin, me të cilën kanë një vajzë, Viktorian. Roli i prindërit ka përparësi mbi jetën e secilit dhe Rudina na e tregon më së miri këtë, teksa bashkë me Aleksin kanë shoqëruar Viktorian për të parë pemën e Vitit të Ri, në sheshin “Skënderbej”.
Fotot e të treve së bashku i ka postuar vetë Rudina në rrjetet sociale. “Në ditët e pushimit, mami dhe babi gjejnë gjithmonë kohë të gëzojne Vikin”, shkruan moderatorja Dembacaj.

Sorry, the comment form is closed at this time.