Fjolla Morina bëhet “e gjallë” nga arratia, del në mbështetje të një politikani…

Këngëtarja Fjolla Morina është shpallur në kërkim nga policia e Kukësit pasi ajo nuk u gjet në banesën e saj ku ishte nën masën e sigurisë, ‘arrest shtëpie’.

Mirëpo ndërkohë që policia e ka shpallur në kërkim, Fjolla është bërë e ‘gjallë’ në rrjetet sociale. Këngëtarja ka postuar një foto nga tubimi i Albin Kurtit, të cilën e shoqëron me mbishkrimin ‘mbret’.

Disa javë më parë, Fjolla Morina javë më parë u bë  kryefajala e mediave rozë pasi u shpall në kërkim nga policia. Mbi të ishte vendosur masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’ të cilën e theu teksa u arratis nga shtëpia në Kukës.

Fjolla Morina është në gjykim e sipër për kryerjen e veprës penale trafikim i armëve dhe municionit parashikuar nga neni 278/A/1 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Vetë Morina ka pranuar se kishte armë me vete, në momentin që u arrestua në muajin shtator në kufi, por është shprehur se nuk e mbante armën me qëllim trafikimi e as për fitim duke i qëndruar deklaratave të saj të dhëna më parë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.