Ellen DeGeneres tregon cila simptomë e COVID-19 po e “torturon”
Ellen DeGeneres ndau një azhurnim shëndetësor, disa ditë pasi zbuloi se kishte rezultuar pozitive për Covid-19. Në një video të publikuar në rrjete sociale, drejtuesja e “The Ellen DeGeners Shoë” u shpreh se në përgjithësi ndihet mirë, por ka dhimbje shpine të tmerrshme.
“Ndihemi 100%. Ndihem vërtetë mirë. Diçka që ata nuk ta tregojnë, janë dhimbjet torturuese të shpinës. Nuk e dija se kjo ishte një simptomë. Kush e dinte? Si vjen? Dhimbje shpine. Keq”, është shprehur Ellen.
62 vjeçarja konfirmoi se ishte prekur nga virusi me 10 Dhjetor. Moderatorja u kthye për sezonin e 18-të të emisionit të saj në shtator pas shumë muajsh polemikash. Në fillim të vitit, akuzat rreth emisionit si një vend pune toksik çuan në një hetim të brendshëm dhe largimin e tre prodhuesve ekzekutivë.
Sorry, the comment form is closed at this time.