Eliona Pitarka, në pritje të ëmbël? Reagon aktorja e humorit

Para disa ditësh, shumë gazeta hodhën idenë se Eliona Pitarka mund të jetë shtatzënë, referuar rrobave të gjera, të cilat të bënin shumë të dyshoje.

Në fotot e fundit, të publikuara në rrjete sociale, Eliona është munduar ta fshehë barkun e saj, mirëpo duket se sekretit i erdhi fundi!

Teksa u përgjigjej pyetjeve të ndjekësve në InstaStory, Eliona ka konfirmuar se po e zgjeron familjen e saj.

Nje ndjekës e pyeti Elionën, nese ajo synon te krijojë familje ne te ardhmen apo ende do të ketë synim për karrierën, ndërsa ajo tha se po i bën të dyja.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.