E shpallën të vdekur nga mbidoza, shokohet Bebe Rexha: O Zot i madh…!

Këngëtaren shqiptare Bebe Rexhën e kanë shpallur në rrjetet sociale si të vdekur nga mbidoza.

Edhe pse lajmi ishte i pavërtetë, ai nxiti disa përdorues të rrjeteve sociale të bënin homazhe për “këngëtaren e ndjerë”.

Mirëpo, Bebe Rexha konfirmoi se është gjallë dhe shumë e habitur nga ajo që po ndodh.

E tronditur nga thashethemet për “vdekjen” e saj, Bebe Rexha ripostoi në “Twitter” imazhin viral dhe shkroi: “O Zot i madh na ruaj, ndalo dreqin!”.

“Jesus. Unë qëndroj jashtë linjës për tre ditë dhe jo vetëm që kam vdekur, por kam vdekur nga mbidoza e një droge?!?!”, shkroi ajo më tej në statusin e saj në “Twitter”.

Pra, Bebe është gjallë dhe shumë e befasuar nga gjërat që lexon per veten e saj…

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.