“E pamundur që të kesh ankth, ke gjithçka”, Lori Hoxha i flet fansit për shëndetin mendor

Blogerja e njohur, Lori Hoxha ka folur herë pas here për problemet që ka me shëndetin mendor, sidomos me ankthin dhe atakët e panikut.

Së fundmi, ajo ka zhvilluar një “Ask Me” në “Instagram” dhe tregoi se aktulisht po kalon një periudhë të tillë mjaft të vështirë për shkak të ankthit.

Gjatë një bisede virtuale dikush shkruan se është e pamundur ta besojë se ajo ka probleme me ankthin dhe shëndetin mendor.

Sipas ndjekësit, Lori ka gjithçka në jetë dhe nuk ka se si të ketë ankth apo sëmundje të ngjashme.

“Duket e pamundur që të kesh ankth/ Si dreqin ke ankth, ti ke çdo gjë”, ka qenë një nga komentet e ndjekësve, që Lori iu është përgjigjur me një mesazh.

“Pse? Ngaqë kam ndjekës? Po, mendoja se birkins-at e mi (çantat) më jepnin imunitet ndaj shëndetit mendor, por jo”, është përgjigjur blogerja, duke treguar se kur vjen puna tek çështjet e shëndetit nuk të ndihmon asgjë.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.