E motra e Dj Dagz i dërgon mesazh moderatores së njohur, ja reagimi i saj

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz kanë shkëmbyer disa puthje në buzë gjatë këtyre ditëve. E mbrëmjen e djeshme këtë gjë e morën vesh edhe banorët e tjerë.about:blank

Gjatë spektaklit të “Big Brother VIP” u dha klipi i tyre dhe Dagz-i u shpreh i lumtur pasi e panë klipin.

“Unë nxora një anë të bukur të Einxhel. Isha i bindur që në fillim që ishte e bukur edhe nga brenda”, tha Pajtimi.

“Unë kam shumë siklet. Jam një njeri shumë privat. Këto gjëra i kam shumë siklet dhe nuk doja të lija të ndodhte. Dua që këtë anën time ta mbaj vetëm për vete dhe për njeriun që kam në krahë. Nuk dua dhe që ky rrugëtimi im ti artibohet lidhjes nga një djalë. Gjithashtu nuk dua që DAGZ-i të ketë kuriozitet për njerëzit vetëm nga unë, sepse është i mrekullueshëm e duhet të njihet për atë që është. “,- tregoi Einxhel.about:blank

Kjo e fundit gjithashtu mori një mesazh nga Aurora, motra e Dj Dagz, e cila i tha se është një femër shumë e fortë.

Moderatorja e njohur u prek nga ky mesazh dhe e falenderoi e gjithashtu tha se i duket shumë e ngjashme me të.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.