Dua Lipa shkëlqen me performancën e saj në “Billboard Women in Music”

Për të hapur edicionin virtual 2020 të “Billboard Women in Music”, Dua Lipa u shfaq me super energji dhe në top formë për të dhuruar një performancë të mrekullueshme të “Boys Will Be Boys”.

Artistja me famë botërore vërtetoi se ishte zgjidhja e duhur për të nisur mbrëmjen teksa performanca e saj kur këndon “boys will be boys … but girls will be women.”

Këngëtarja 25-vjeçare impresionoi shikuesit me vokalin e saj teksa shoqërohej nga një kuartet harqesh. Duke kënduar në një skenë gati të zbrazët, e shoqëruar me një kor të fuqishëm, qëllimi i performancës ishte ngritja e zërit ndaj ngacmimeve seksuale dhe ndarja e përvojave të grave të cilat janë lodhur nga sjellja toksike e burrave.

Dua Lipa publikoi “Future Nostalgia”, albumin e saj të dytë, në fillim të këtij viti dhe më 27 nëntor mbajti super koncertin virutal, Studio 2054, që u ndoq në platformën online nga më shumë se 5 milionë persona në të gjithë botën.

Ajo rrëmbeu çmimin “Women in Music Powerhouse” të këtij viti, pasi ka dominuar në klikime, shitjen e albumeve dhe radio.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.