Dua Lipa bën histori, për herë të parë “Billboard Hot 100” kryesohet nga një shqiptare

Dua Lipa ka arritur që të kryesojë listën e “Billboard Hot 100” për 100 artistet më të mira të këtij viti.

Për herë të parë në histori, kjo listë kryesohet nga një shqiptare dhe ajo është Dua Lipa.

Ajo ka lënë prapa në vendin e dytë artisten Megan Thee Stallion, gjersa në vendin e tretë renditet Billie Eilish.

Në top 5 janë gjithashtu reperja Doja Cat dhe këngëtarja Maren Morris, që përkatësisht kanë vendin e katërt dhe të pestë.

Ndërkohë dhjetëshja përmbyllet edhe me emrat e njohur si: Lizzo, Taylor Swift, Gabby Barrett, Tones And I dhe Selena Gomez.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.