Dojna Mema rikthehet në Top Channel, zbuloni me cilin format do të vijë

Pak kohë më parë u përfol se Dojna Mema do të rikthehej në ekranin e “Top Channel”, me një format të ri dedikuar kërcimit, ndërsa përmendej balerini Graciano Tagani si autor i formatit.

Sot gjithçka është konfirmuar. Dyshja kanë shpërndarë promon në llogaritë respektive në “Instagram”, të programit i cili nis më 10 janar. Emisioni do të quhet “Just dance” dhe do të ketë praninë e dy koreografëve të njohur, Enada Hoxha dhe Albi Nako.

Moderatorja ka shkruar krahas videos, se rikthehet në shtëpi më 10 janar. “Gjithmonë mirënjohje kujt me profesionalizëm i përkushtohet punës duke bërë diferencën”, ka shkruar ajo.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.