Dasmë në kohë pandemie/ Nusja me Covid i thotë “Po” partnerit nga dritarja e spitalit (Foto)
Një çift nga Ontario i Kalifornisë ishin zotuar se nuk do t’i ndalë asgjë të realizojnë dëshirën e tyre – të martohen. Kështu pavarësisht se nusja ishte prekur me COVID-19, ajo nuk u dekurajua në ato momente për t’i thënë “po” propozimit të partnerit.
Pas disa herëve që e kishin shtyrë dasmën për shkak të pandemisë, Lauren Jimenez, 29-vjeçe dhe Patrick Delgado, 27, më në fund i thanë “po” njëri-tjetrit. Pak ditë më parë Lauren kishte rezultuar pozitive në testin e COVID-1, megjithatë kjo nuk i ndali ata.
Kështu dyshja u martuan në stilin “Romeo dhe Xhulieta”, ku dhëndri u gjunjëzua poshtë dritares së dhomës së spitalit të partneres që ishte veshur me fustan të bardhë.
Pas katër viteve lidhje dhe një vit e gjysmë të fejuar, çifti nuk duruan më dhe nuk mund ta shtynin më datën.
Sorry, the comment form is closed at this time.