COVID-19 infekton dhe moderatoren e famshme Ellen DeGeneres. Emisioni rinis më…
Moderatorja e famshme amerikane, Ellen DeGeneres është infektuar me Covid-19.
“Për fat të mirë, tani jam në rregull.”- shkroi moderatorja në rrjete sociale.
DeGeneres thotë se po ndjek udhëzimet e qeverisë për Covid-19 dhe ka njoftuar ata me të cilët pati kontakt ditët e fundit. Programi i saj Ellen DeGeneres Show nuk do të transmetohet deri në janar.
“Do të shihemi përsëri pas pushimeve. Ju lutemi qëndroni të shëndetshëm dhe të sigurt!”-shkroi ajo.
Në shtator reality show i DeGeneres u vu në qendër të akuzave për sjellje të keqe nga stafi. Tre prodhuesit kryesorë u pushuan nga puna. DeGeneres, vetë kërkoi falje, duke premtuar ndryshime të nevojshme.
Sorry, the comment form is closed at this time.