Çiljeta dhe Albani bashkëjetojnë, por portieri nuk është fare romantik

Ata janë të lidhur prej vitesh tashmë dhe kanë nisur bashkëjetesën e tyre. Flasim për Alban Hoxhën dhe Çiljeta Xhilaga, të cilët në fakt rrallë i kemi parë të shfaqen në publik.

I ftuar mëngjesin e sotëm, ai ka folur për karrierën e tij dhe sigurisht jetën private. Portieri ka treguar se ata nuk flasin shumë për pjesën personale, sepse nuk ju pëlqen t’i ndajnë këto gjëra me publikun.

Megjithatë Albani rrëfeu një pjesë nga bashkëjetesa me Çiljetën. Ai tregoi se është i detyruar të zgjohet më herët nga gjumi për shkak të stërvitjes, por duket se nuk është fare romantik si në filma me partneren e tij. Porteri ka treguar se edhe pse zgjohet i pari nuk përgatit mëngjesin për Çiljetën e t’ja çojë në shtrat, por të paktën kujdeset që të mos i bëjë zhurmë kur zgjohet e lëviz nëpër shtëpi.

Lidhja e Çiljetës dhe Albanit ka kaluar shumë ulje-ngritje, mirëpo pas çdo thashethemi ata kanë treguar se kanë një marrëdhënie shumë të fortë mes tyre. para disa kohësh u përfolën për ndarje e më pas se do të bëheshin prindër, por asnjëra prej tyre nuk rezultoi e vërtetë. Ndërkohë kujtojmë se si Çiljeta, po ashtu edhe Albani, kanë nga një djalë nga martesat e tyre të para.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.