Çifti padit të birin sepse nuk i ka bërë gjyshër
Një çift i moshuar në Indi kanë paditur djalin dhe kërkojnë kompensim £500,000 sepse ai dhe gruaja e tij nuk kanë arritur që t’i bëjnë gjyshër.
Sanjiv Ranjan Prasad dhe bashkëshortja e tij Sadhana Prasad po e çojnë të birin në gjykatë duke kërkuar kompensim prej £500,000 nëse ai nuk do të ketë një fëmijë vitin e ardhshëm.
Ata thanë për agjencinë e lajme “ANI” se nuk u interesonte gjinia e fëmijës, por theksuan se donin të bëheshin gjyshër.
“Djali im është i martuar për gjashtë vjet, por ata ende nuk po planifikojnë një fëmijë. Të paktën nëse kemi një fëmijë me të cilin të kalojmë kohë, dhimbja jonë do të bëhet e përballueshme,” tha çifti në kërkesën e tyre të paraqitur në një gjykatë në Haridwar.
Prasad tha se ai kishte vështirësi financiare, gjë që e bëri atë të padiste djalin e tij, i cili u martua në vitin 2016. Po ashtu, ai pretendon se nusja e tij dhe familja e saj kontrollojnë paratë e djalit të tij dhe i kanë ndaluar ata të kenë një fëmijë.
“The Mirror” shkruan se babai ka pohuar me hidhërim se ka shpenzuar paratë për arsimimin e të birit në SHBA dhe se po kalonte një krizë financiare. Kërkesa për kompensim përfshin koston e një dasme në një hotel me pesë yje, një makinë luksoze dhe pagesën e muajit të mjaltit të çiftit jashtë vendit.
Sorry, the comment form is closed at this time.