Chrissy Teigen bën operacion plastik dhe s’keni për ta besuar çfarë ka bërë

Chrissy Teigen ka pranuar publikisht se i ishte nënshtruar një procedure kirurgjike kozmetike dhe e gjeni dot çfarë është? Faqet! Modelja ka publikuar Story në Instagramin e saj, ku tregoi me video faqet e saj, që tani duken ndryshe, duke rrëfyer se ka hequr yndyrë prej tyre.

Teigen tha se nuk ishte kishte aspak turp të tregonte publikisht se kishte kryer një ndërhyrje.

Kjo nuk është hera e parë që Teigen pranon se i është nënshtruar kirurgjisë plastike. Ajo rrëfeu se ka bërë një liposuksion në sqetull në vitin 2017, për të kontrolluar djersitjen e saj.

“Ndërhyrja” më bëri të ndihem më mirë me fustane. Ndihesha më e sigurt. Ishte gjëja më budallaqe që kam bërë ndonjëherë, por më pëlqen. Nuk jam penduar, sinqerisht,” –rrëfeu ajo.

Po ashtu, modelja ka treguar se ka bërë rritje të gjoksit në fillim të karrierës së saj, por ajo i hoqi implantet në qershor të vitit të kaluar, gjë të cilën gjithashtu e tregoi publikisht.

E pyetur dikur nga gazetarët për ndërhyrjet që ka kryer, Teigen u përgjigj ironikisht: “Gjithçka tek unë është e rreme, përveç faqeve të mia!” Dhe tani duket se as ato s’janë më!

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.