Çfarë bënte Arilena me të dashurin teksa Alban Skënderaj xhironte klipin e ri në -7 gradë

Vetëm pak ditë më parë Arilena Ara dhe Alban Skënderaj sollën projektin më të fundit muzikor të titulluar ‘A i sheh’. Me notat muzikore plot ritëm dhe tekstin të mbushur me optimizëm, Arilena dhe Albani bënë që kënga të merrte menjëherë mijëra klikime.

Dyshja zgjodhi që këtë projekt ta xhironte në alpe, aty ku për hir të vërtetës në këtë periudhë temperaturat janë shumë herë më të ulëta. E si kanë qenë këto momente gjatë xhirimeve, na i ka zbuluar Arilena me videon e fundit.

“Ne gjatë kohës që @albanskenderaj xhironte në temperaturat -7 😂 @popikola @altin_celmeta dhe @ujvarahajdariofficial në 🎥 🤪 #AISHEH”, ka shkruar Ara krah videos ku shihet duke u argëtuar me të dashurin e saj Popi Kola.

https://www.instagram.com/p/CJBNM0Issw6/?utm_source=ig_web_copy_link

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.