Capital T një tjetër thumb për Mozzik?
I ftuar në “Gjon Black” të dielën e shkuar Capital T foli për shumë gjëra e mes tyre bëri dhe freestyle duke dhënë një superatmosferë.
Mirëpo ajo që po bën xhiron e rrjetit është fraza “Ma reper se ti është Lori”, pasi po komentohet si “diss” për Mozzik, duke patur parasysh marrëdhënien e këtij të fundit me Loredanën.
Në fakt mes dy artistëve nuk ka patur asnjë mosmarrëveshje, por gjithsesi kjo nuk i ndaloi spekulimet.
Mozzik iu përgjigj këtij thumbi teksa shkroi në InstaStory:
“Quhet respekt ajo që u mungon shumë njerëzve. Quhet punë ajo që me atë arrin gjithçka. Quhet para ajo që lakoj botën e njeriut. Urrejtja dhe dashuria. Pasunia dhe varfnia. Merita dhe Fati. Heshtja dhe zhurma. Mendja të qon shumë larg…por duhet edhe këmbët.”
Thumbit të tij i replikoi Capital T, i cili shkroi në një postim në InstaStory:
“Burrnia nuk blehet me kurrgjo, e ju s’e keni.”
Por prisni se ka akoma! Vetëm pak minuta më parë Kapo ka hedhur sërish një thumb ndaj Mozzik, duke shkruar në InstaStory:
“Kqyrin me t’prek, tani kur t’i prekësh… preken.”- duke lënë të kuptohet se hatërmbetja e tij ka nisur nga një veprim i Mozzik.
Ndërkohë Capital T vijon ende ta ndjekë Loredanën, ndonëse ajo e ka hequr nga Instagrami pas freestyle-t të famshëm. Ndërsa, Mozzik nuk gjendet më në listën e personave që Capital T ndjek. E normalisht as ai te Mozzik, i cili ndjek vetëm Hanën.
Sorry, the comment form is closed at this time.