Çanta e Chiara Ferragnit kushton së paku 100 mijë euro
Për Chiara Ferragni dhe Fedez, numri i kritikuesve nuk është i vogël. Megjithëse, kanë bërë jo pak gjeste pozitive. Së fundmi ata janë vlerësuar nga kryetari i Milanos, Beppe Sala, për kontributin dhe punën e bërë gjatë valës së parë të pandemisë në Itali.
Chiara tashmë është në qendër të vëmendjes. Gjatë fundjavës, njëra prej vajzave më influencuese, postoi një seri fotosh duke ecur nëpër rrugët me dyqane luksoze të Milanos, të zbukuruara për Krishtlindje.
Me një veshje komode, por edhe të shtrenjtë që, përveç çantës, kushtonte më shumë se 2 mijë euro. Jo shumë për një blogere si ajo, por le të ndalemi paksa te çanta. Një ndër më të rrallat në botë. Jo vetëm për çmimin prej më shumë se 100 mijë eurosh. Një çantë Hermès Birkin Himalaya 30.
E bërë prej lëkure krokodili Niloticus dhe e krijuar në një mënyrë të veçantë, kjo çantë është më e kërkuar në botë. Prodhuar në shumë pak kopje, vlera e saj fillon me një minimum prej 90 mijë dollarësh por në ankand mund të kushtojë, mbi 400 mijë dollarë.
Shumë kritikë që e ftojnë atë të jetë më shumë aktiviste për të drejtat e kafshëve, pasi në këtë mënyrë, ajo po favorizon tregun e shfrytëzimit të kafshëve.
Ndër të tjera, javët e fundit, Hermès dyshohet se ka blerë një fermë të madhe afër Darvinit, Australi, prej miliona dollarësh, me synimin për të krijuar një fermë prej 50,000 krokodilësh, të destinuar për prodhimin e veshjeve dhe aksesorëve të kësaj marke.

Sorry, the comment form is closed at this time.