DEKLARATA/ “Bomba” e Alfred Cakos: Rama është klon, i vërteti ndodhet në…
Tema e “Rrethit Katror” në emisionin “E Diell” në “Top Channel” i është kushtuar çështjes së fesë klerike, plandemisë, emërimit të Bledi Çuçit si Ministër i Brendshëm dhe klonimit të Edi Ramës.
Alfred Cako, një mbështetës i njohur i teorive konspirative, tha se “kryeministri i vendit nuk është Edi Rama, por një klon$.
“Gojët e liga thonë se pasi u kthye nga USA, Kryeministri jonë nuk është Edi Rama, por një klon, edhe Putin është një klon dhe Mike Pence është një klon i cili sapo u vaksinua dje, ndërsa Trump dhe Biden nuk janë shprehur për vaksinën. Liderët e vërtetë sipas ideve konsperacioniste edhe Hyseni është gjallë dhe ka jetuar në një nga qytetet nëntokësore të Brazilit dhe po kështu thuhet edhe për Abraham Linkoln ku mendohet se është vrarë por nuk është vrarë, por ka jetuar në një vend të fshehtë derisa ka vdekur. Kloni projektohet në mënyrë të atillë që ka të gjitha informacionet që ka pasur ajo që klonon një dhe kloni mendon se është personi të cilin përfaqëson”, tha Cako.
Sorry, the comment form is closed at this time.