Besa Kokëdhima reagon ashpër ndaj ngjarjes së sotshme: Asgjë më pak se Flloyd i Amerikës
Këngëtarja Besa Kokëdhima ka bërë një reagim të ashpër lidhur për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, i cili u qëllua pak pas mesnatës nga efektivi i policisë gjatë ndjekjes në zonën e Laprakës.
Përmes një postimi në Instagram, ajo e ka cilësuar skandaloze dhe therëse.
Sakaq, këngëtarja e ka krahasuar me rastin me atë të George Floyd në Amerikë.
“Vritet ky djalë fatkeq pasi kish dalë jashtë orarit të lejuar, dhe sepse një polici iu DUK me armë. Skandaloze, therëse, asgjë më pak se Flloyd i Amerikës që ktheu përmbys një vend. #JetaeShqiptarëveVlen”, ka shkruar ajo.

Sorry, the comment form is closed at this time.