Gjyqtarja bënte ‘namin’ në ‘Tik Tok’ me ‘Maffia’ të Don Xhonit, reagon reperi

Prej ditës së djeshme, Enkeleda Kapedani, kryetarja e Gjykatës së Elbasanit është kthyer në kryefjalën e mediave.

Disa video të publikuara në TikTok nga ajo po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale, pasi i kishte realizuar gjatë orarit të punës. Madje pjesa më e madhe e videove ajo i ka realizuar në ambientet e gjykatës, duke u përpjekur që të nxirrte në pah dhe jetën e saj luksoze me veshje të markave më të shtrenjta.

Në njërën prej videove, Enkeleda Kapedani, shfaqet duke dëgjuar këngën “Maffia” të reperit të njohur Don Xhoni.

Pasi kjo video u bë virale, ka reaguar edhe ky i fundit, i cili ka shpërndarë video të gjyqtares, shoqëruar me një emoji që mendohet. Më pas reperi ka publikuar një video të tij dhe përkrah saj ka shkruar:

“Gjej dikë më të fuqishëm se unë… po pres”.

Kujtojmë që pasi videot e Enkeleda Kapedanit bën xhiron e rrjetit, Inspektori i Lartë i Drejtësisë urdhëroi nisjen e një hetimi disiplinor për kryegjyqtaren në detyrë, e cila do të vijojë të firmosë vendime në emër të Republikës, derisa ky hetim të përfundojë.

Më pas ai hyri në ‘live’ duke shprehur keqardhje, duke kërkuar lirimin e saj nga burgu.

‘Ishalla, ishalla del ma shpejt bro, ajo çika bro, lirim sa ma të shpejtë për gjykatësen a ca është bro.’- thotë Don Xhoni në video.”

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.