Belen Rodriguez në pritje të ëmbël, do sjellë në jetë një vajzë

Thashethemi se Belen Rodriguez është shtatzënë ka javë që qarkullon në mediat rozë në Itali. Por vetëm sot konfirmua më në fund. Edhe pse ajo vetë apo partneri ende nuk kanë folur, miqtë e ngushtë të tyre kanë treguar shumë.

“Ajo është shumë e lumtur dhe nuk do asgjë më shumë se kaq. Ajo do donte të ndalonte kohën sepse vetëm tani ndihet e plotësuar”, shprehen miqtë e ngushtë të Belen.

Madje, ata thonë se Belen është në pritje të një vajze, shkruan “Vanityfair” në Itali.

Ylli televiziv është në një lidhje me Antonino Spinalbese, që prej verës që lamë pas. Ky është fëmija i dytë për Rodriguez, e cila ka një djalë 8 vjeç, nga lidhja me ish-in e saj Stefano De Martino.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.