Bashkëshorti i solli një vajzë në shtëpi, modelja ruse e revistës “Vogue” e masakron me thikë
Një modele ruse e revistës “Vogue” është akuzuar për vrasjen e bashkëshortit të saj me thikën e kuzhinës, gjatë një episodi tërbimi nga xhelozia.
26-vjeçarja Lilia Sudakova përballet me 15 vjet burg për vrasjen e 28 vjeçarit Sergey Popov, pasi ai kishte ‘flirtuar’ me një vajzë që e kishte marrë në shtëpi nga një bar.
Sudakova raportohet se ishte konfrontuar në një gjendje alarmi dhe xhelozie me të shoqin dhe gjatë sherrit që pasoi ajo i kishte shkaktuar një plagë thike në zemër.
Nëna e saj Irena Sudakova, 48 vjeçare, thotë se modelja – e njohur për flokët e kuqe natyrale – ishte prej kohësh viktimë e abuzimeve fizike të të shoqit, dhe e kishte qëlluar Popov për vetëmbrojtje.
Modelja ishte shfaqur në versionin rus të revistës “Vogue”, si dhe në edicionet në Itali, Kinë e Japoni.
Pas vrasjes Sudakova – emri profesional i të cilës është Lila Sudakova – kishte thirrur menjëherë ambulancën dhe Popov ishte dërguar me urgjencë në spital, ku dhe vdiq.
Ajo pranoi goditjen me thikë ndaj bashkëshortit të katër viteve dhe fillimisht kishte thënë se e bëri pasi ai po flirtonte me vajzën që kishte sjellë në shtëpi nga bari. Sudakova është akuzuar me vrasje nga pakujdesia dhe është dërguar në paraburgim për dy muaj.
Sorry, the comment form is closed at this time.