Barack Obama zbulon se i dashuri i vajzës u karantinua me ta, dhe e papritura i ndodhi…
Ish-presidenti i SHBA-ve Barack Obama është një baba aq i adhurueshëm sa lejoi të dashurin e vajzës së tij Malia Obama, të karantinohej me ta në fillim të pandemisë. Në një intervistë të re për Instyle, Obama tha se vajza e tij po dilte me dikë, por nuk e tregoi identitetin e bukuroshit që ka të dashur Malia. Ai zbuloi vetëm se i riu është britanik.
Si çdo baba, edhe Obamës nuk i pëlqente ideja që vajza e tij të kishte një të dashur. Por në fund u dorëzua dhe takoi djalin që i vodhi zemrën vogëlushes së tij.
“Ai është britanik. Një djalë i mrekullueshëm. Ishte me vizë dhe kishte zënë një punë këtu. Pra, ne e morëm atë në shtëpi dhe unë nuk doja të më pëlqente, por ai është një fëmijë i mirë.”-tha Obama.
Obama u shpreh se pasja e të dashurit të Malia-s si mysafir i hapi sytë dhe e bëri të kuptojë se sa ushqim konsumojnë të rinjtë çdo ditë. “E vetmja gjë që zbuloni, kjo nuk është një surprizë për ju, sepse keni një djalë dhe të rinjtë hanë. Është e çuditshme t’i shikosh ata duke konsumuar aq shumë ushqim. Fatura ime e ushqimeve u rrit rreth 30%.”,- tha ish-presidenti me shaka.

Sorry, the comment form is closed at this time.