As Miriami me Albanin nuk u shpëtojnë zënkave në çift, dhe ja kush është shkaku

Miriam Cani ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ku ka folur dhe treguar më shumë rreth jetës së saj private, marrëdhënies me Albanin dhe jeta me dy fëmijët e saj. E pyetur nga moderatorja nëse zihet ndonjëherë me Alban Skënderajn ajo shprehet se po, duke shtuar se shkaku kryesor janë fëmijët.

Rudina Magjistari: Miriam a ziheni ndonjëherë ju të dy, sepse dukeni shumë të dashuruar e çdo gjë duket perfekte mes jush?

Miriam Cani: Natyrisht që po, dhe zihemi më shumë për fëmijët. Fëmijët janë tema numër 1, si për çdo çift. Kemi ato kontradiktat tona, por gjithmonë për mirë. Natyrisht edhe në momentin kur bëhesh prind dhe nga pasiguria krijohen më pas ato debatet për fëmijët, jo pse e bëre kështu, jo pse e more kështu, jo pse e ushqen Amelinë gjithë kohës edhe kur nuk do të hajë. Baballarët janë të idesë që nëse do të hajë, do kërkojë, por që ndodh që edhe nuk kërkon dhe çfarë të bësh më pas si nënë?

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.