Artisti i pazakontë, maska me pamjen e fytyrës së klientit
Jorge Roriz është një artist brazilian, i njohur për punën e tij në Karnavalet e Brazilit. Pas shfaqjes së pandemisë, ai po e përdor talentin e tij për të bërë maska me pamjen e fytyrës së klientit.
Jorge po krijon maska, të cilat kanë si imazh vetë portretin e personave që i vedosin. Mjafton një fotografi dhe Jorge përgatit maskën me portretin tënd. Pjesa më e vështire e punës është përshtatja e toneve të fytyrës, por artisti ja ka dalë mjaft mirë. Ai, gjithashtu ka shpërndarë mesazhin se mbajtja e maskës eshte shumë e rëndësishme në keto ditë të veshtira pandemie.

Sorry, the comment form is closed at this time.