Arrestohet reperi i njohur

Reperi G-Eazy është arrestuar pas një përleshjeje në një nga klubet në Manhattan. Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Gerald Earl Gillum, akuzohet për sulm ndaj dy burrave. 32-vjeçari po festonte në një zonë VIP në klub në orët e para të së premtes.

Debati nisi pasi njëri prej tyre kërkoi që reperi të zhvendosej në një seksion tjetër. Incidenti i fundit vjen pasi G-Eazy u dënua për sulm, posedim droge dhe rezistencë ndaj arrestimit pas një zënke në një klub nate në 2018.

Arrestimi i reperit erdhi një ditë pasi ai mori pjesë në MTA Video Music Awards në Barclays Center.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.