Almeda Abazi publikon foton e parë të vajzës së porsalindur

Në fillim të muajit, Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman mirëpritën fëmijën e tyre të dytë, një vajzë që e pagëzuan me emrin Alina.

Lajmin e konfirmoi vetë aktori turk përmes një postimi në rrjete sociale.

Almeda reagoi ndaj urimeve të shumta nga miq dhe të afërm, por nuk e zbuloi portretin e së voglës së saj.

Ditën e sotme, Almeda ka ndarë dhe fotografinë e parë të vogëlushes me babin Tolgahan.

Aktori shihet duke përqafuar dhe puthur të voglën e tij dhe këtë moment Almeda nuk nguroi ta ndajë me ndjekësit e saj.

Kujtojmë që dyshja e famshme janë prindër të një djali, Efehan.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.