Aktorja shqiptare flet për humbjen e binjakëve

Aktorja e humorit, Delinda Disha ka folur për periudhën e vështirë që kaloi disa muaj më parë pasi njoftoi se kishte humbur binjakët që po priste. Së fundmi, në një bisedë virtuale që ka zhvilluar me ndjekësit, njëri prej tyre e ka pyetur për këtë moment që kaloi.

“Si e kalove kaq lehtë situatën kur humbe bebushat? Duket sikur çdo gjë shkon shumë mirë”– shkruan ndjekësi. Aktorja rrëfeu se nuk e ka kaluar aspak mirë atë përiudhë, dhe se dhimbja e humbjes së binjakëve ëdhtë një dhimbje që jeton me të.

“Nuk e kam kaluar mirë fare vuajta shumë. Është dhimbje që jeton me mua. Ishin 2. Jeta vazhdon kam Dasantinin, Eldon, familjen time, motrat, shumë njerëz që kanë nevojë për mua dhe dashurinë që i fal unë”, shkruan Delinda në Instastory.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.