Aktori i njohur turk në telashe, nisin hetimet ndaj tij

Aktori shumë i njohur turk Burak Ozçivit, që shumë e njohin për rolin e “Osmanit” është akuzuar nga 4 punonjës të serialit për ofendim.

Punonjësit kanë ngritur kallëzim penal ndaj aktorit duke pretenduar se ai i ka fyer teksa xhironin serialin “Osmani”.

Mediat turke shkruajnë se është nisur një hetim kundër Burak me akuzën e “fyerjes publike të më shumë se një personi”.

Ozçivit në një deklaratë tha: “Është e vërtetë që situata në xhirime ishte stresuese, por unë kurrë nuk kam ofenduar dikë. Të gjithë ata që më njohin e dinë që unë nuk jam person që fyej”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.