Aktori i humorit rrëfehet: Dikur punoja kopshtar te vila e Sandër Frangajt

Marius Dervishi, i njohur me nofkën Zebervoki, është një nga djemtë më të talentuar shqiptarë në fushën e kinematografisë.

Ai e ka nisur fillimisht karrierën si aktor humori, derisa realizoi filmin e tij të parë si regjisor me titullin “Sedër”.

Pas suksesit të madh të tij, Mariusi ka përfunduar xhirimet për filmin e dytë.

I ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar shumë të pathëna për publikun, si përshembull që filmi ka kushtuar diku te 40 mijë euro.

Më tej, ai ka zbuluar për herë të parë se jashtë aktrimit ka bërë punë të ndryshme, si përshembull kopshtar edhe te vila e Aleksandër Frangajt.

“Kur po ndërtohej vila e Aleksandër Frangajt punoja kopshtar atje. Pastaj kam punuar security. Kam kaluar shumë punë të ndryshme. Profesioni është njëkohësisht dhe pasion. Mua më pëlqen t’i gërshetoj tani”, tha Mariusi.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.