Agjentja 007? Daniel Craig kategorik: Nuk duhet të jetë grua

Një grua në rolin e James Bond? Daniel Craig thotë ‘jo’.

Në një intervistë për ‘Radio Times’ aktori tregon se ky rol nuk duhet të interpretohet nga një femër.

Craig është i mendimit se për kapitujt e ardhshëm të sagës mund të mendohen role femërore po aq të rëndësishme sa i Bondit, por pa interpretuar personazhin kryesor.

Pak a shumë siç ndodh me filmin “No Time to Die” ku Craig tërhiqet nga MI6 dhe zëvendësohet nga një agjente me leje për të vrarë e në jetën reale ajo është aktorja britanike Lashana Lynch.

Madje, Lynch po përflitej për të intepretuar Bondin në të ardhmen, edhe pse në një intervistë të fundit dhënë për “The Guardian”, ajo vetë e mohoi këtë mundësi.

Sa u përket zëvendësuesve të mundshëm të Craig, në listë janë aktorë të kalibrit të Tom Hardy, Idris Elba e Tom Hiddleston.

Kujtojmë që filmi i ri “No Time to Die”, i 25-ti në serinë James Bond, e ka premierën më 28 shtator, në Londër.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.