Adrola Dushi thotë “të vërtetën” për dhimbjet e lindjes

Nëpër rrjetet sociale kemi parë shumë femra të njohura të showbiz-it të cilat janë bërë nënë e që kanë rrëfyer lumturinë për fëmijën e tyre që nga salla e lindjes. Por asnjëra nuk flet se si ka qenë lindja teksa shumë prej tyre të lënë përshtypjen sikur është thjesht të bësh një gjilpërë.

Adrola Dushi ka folur pa dorashka për këtë, duke treguar dhimbjet reale të lindjes natyrale teksa është pyetur për Troin e saj.

“Linda natyralisht dhe takimi nuk shkoi shumë mirë. Për të qenë e sinqertë, takimi im i parë më Troin nuk ka qenë takimi i ëndrrave. Troin e linda natyralisht dhe kam përjetuar shumë dhimbje dhe si rrjedhojë takimi s’ka qenë shumë i bukur”- tha modelja.

Mbase ky sinqeritet nuk shkon dhe aq shumë në ambientin e Instagramit ku çdo gjë është e mbuluar me trëndafila, por mamatë që e kanë provuar ç’do të thotë lindje natyrale e dhimbshme e dinë se ardhja në jetë e një fëmije është gjëja më fantastike, ama ato dhimbjet nuk të lënë ta shijosh dot siç do doje përballjen e parë me bebin. Vetëm pasi stërmundimi fizik kalon, je gati të shijosh mrekullinë, siç e ka shijuar edhe Adrola.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.