Adoleshenti i propozon për martesë 76-vjeçares: E dua

Një 19-vjeçar dhe e dashura e tij 76-vjeçare janë bërë viralë në TikTok.

Ata thonë e vërtetë nuk ka moshë.

Së fundmi, Giussepe D’Anna,19 vjeç pushtoi internetin pasi zbuloi se i kishte propozuar të dashurës së tij, e cila është 76 vjeç.

Në një video, e cila është parë mbi 16.1 milion herë në rrjetet sociale, i riu shihet i gjunjëzuar me një tufë tullumbacesh në dorë dhe duke puthur me pasion të dashurën e tij pasi i propozon.

”La nostra promessa” shkruan ai krahas videos, e cila do të thotë “premtimi ynë.”

19-vjeçari, i cili ka grumbulluar afër 190,000 fansa në TikTok , ndau gjithashtu një imazh të një unaze mahnitëse.

“Dhe ky është vetëm fillimi i një serie të gjatë,” tha ai pavarësisht reagimit të komentuesve në rrjetet sociale.

Pas zbulimit të moshës së tyre, e fejuara e Xhuzepesë është quajtur nga komentuesit edhe gjyshja e tij në disa raste.

Nuk është hera e parë që një çift me diferencë moshe bëhet viral në rrjetet sociale.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.