90 vjeç drejt hapësirës/ Aktori legjendar i “Star Trek” prek ëndrrën
Aktori ikonë i “Star Trek”, William Shatner është bërë personi më i moshuar që shkon në hapësirë.
90-vjeçari ishte një nga katër pasagjerët që udhëtuan brenda kapsulës Blue Origin, e cila ka realizuar kështu udhëtimin e dytë hapësinor për turistë.
Astronautët u shoqëruan nga Bezos deri tek hyrja e raketës, ndërsa pas udhëtimit zbritën me sukses në shkretëtirën e Teksasit.
Pas zbritjes, Shatner, i cili e kishte shprehur prej kohësh dëshirën për të vizituar hapësirën, është emocionuar dhe përlotur duke e quajtur “një përvojë të pabesueshme”.
Sorry, the comment form is closed at this time.