10 vite pas vdekjes, dalin në ankand sendet personale të Amy Winehouse

Gati 800 sende të Amy Winehouse që këngëtarja britanike kishte veshur në koncertin e saj të fundit, kanë dalë në ankand. Veshja bashkë me një çantë Moschino në formë zemre, me të cilën fotografohej shpesh këngëtarja, pritet të kushtojnë nga 15,000 deri në 20,000 dollarë secila.

LONDONR - 27 QERSHOR: Amy Winehouse performon gjatë koncertit 46664 në festimin e jetës së Nelson Mandelës në Hyde Park më 27 qershor 2008 në Londër, Angli. (Foto nga Dan Kitwood/Getty Images)

Prindërit e Amy-t thonë se është koha e duhur për të nxjerrë në shitje sendet e saj personale dhe profesionale. “Ata e dinë që këto artikuj do të shkonin te fansat dhe koleksionistët, muzetë dhe investitorët në të gjithë botën që do të vazhdojnë t’i vlerësojnë, t’i shijojnë, t’i shfaqin ato.”, tha Martin Nolan, drejtor ekzekutiv i ankandeve të Julien.

Aksesorët përfshirë vathët, syzet e diellit në formë zemre dhe çanta janë ndër sendet që dalin në ankand.

Shumica e veshjeve të Winehouse kanë një çmim prej 2,000 deri në 4,000 dollarë. Winehouse u bë një artiste e njohur në mbarë botën me pamjen e saj unike. Ajo lëshoi ​​dy albume në studio, “Frank” dhe “Back to Black”. Amy, e cila ndërroi jetë në 2011-ën, fliste shpesh për varësinë nga alkooli dhe droga.

Çanta Moschino me zemër të kuqe që Winehouse mori në Brit Awards 2007 do të dalë në ankand.
Një përzgjedhje e veshjeve të Amy Winehouse, siç u pa gjatë ekspozitës publike të "Property From The Life And Career Of Amy Winehouse" nga Julien's Auctions.
Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.